“Magjia” Vershtapen, piloti holandez triumfon në Çmimin e Madh të Belgjikës

Maks Vershtapen mund të quhet me plot gojë, “mbreti” i Formula 1, të paktën në këto momente, teksa ditën e sotme ka arritur të triumfojë në Çmimin e Madh të Belgjikës, pavarësisht se u nis nga vendi i 6-të në fillim të garës.

Pas holandezit u pozicionua shoku i tij i skuadrës (Red Bull), Serxho Perez, ndërsa podiumi u plotësua nga piloti i Ferrari, Çarls Leklerk, me këtë të fundit, që nuk arriti dot triumfin pavarësisht pozicionit në “pole position”. Ndërkohë, në zonën e pikëve ia dolën të renditeshin Luis Hamilton në vendin e katërt, Fernando Alonso në vendin e pestë, Rasëll në vendin e gjashtë, Noris në vendin e shtatë, Okon në vendin e tetë, Stroll dhe Tsunoda respektivisht në vendin e nëntë dhe dhjetë.

 

sfidanti.al