Teksa arritën nënshkrimin me anësorin algjerian të Mançester Siti, Rijad Mahrez, sauditët e Al-Ahli, duket se nuk kanë ndërmend të ndalen këtë merkato vere dhe tashmë janë pranë sigurimit të një tjetër anësori të njohur në Premier Ligë.
Bëhet fjalë për anësorin e Njukasëll, Alan Sant-Maksimin, i cili kohët e fundit, përveç arabëve kërkohej me ngulm dhe nga “kuqezinjtë” e Milan, mirëpo ditën e sotme, 26-vjeçari francez ka vendosur t’i jap “lamtumirën” futbollit evropian, teksa ditën e sotme ka nënshkruar me klubin e tij të ri. Kartoni i francezit do t’i kushtojë arabëve rreth 30 milionë paund. Përsa i pëket kontratës personale, “ylli” francez i sulmit ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, ndërsa për pagën e lojtarit ende nuk është bërë ndonjë informacion me dije.
sfidanti.al