Nerva, maskot dhe maskë, derbi i Rurit del barazim!

Nuk ishte një derbi si të tjerët, edhe pse gjithnjë ky i Rurit nuk ka qenë kurrë i qetë. Përballë ishin dy skuadrat me tifozeritë më të çmendura në Gjermani, Shalke 04 dhe Borusia e Dortmundit. Këtë e herë u luajt në “Murin Blu” prej 62 000 spektatorësh dhe përballja në fushë përfundoi në barazim 1-1, por më së shumti fituan nervat.

Në fund, gjyqtari Feliks Cvajer nuk dha një penallti që mund të jepej, në favor të Shalkes, dhe atmosfera u tensionua. Trajneri i Shalkes, Markus Vaincirl, u sul të përleshej me arbitrin dhe u ndalua nga gjyqtari i katërt, por Cvajer nuk shpëtoi dot pa pasoja. Në fushë vrapoi maskoti gjigand i klubit vendas, i quajtur Ervin, i cili i dha gjyqtarit karton të kuq.

Dortmundi kaloi i pari në epërsi me golin e të zakonshmit, Pjer-Emerik Obamejang, i cili këtë herë vendosi në kokë një maskë jo të zakonshme. Lojtari që ka festuar më parë me “Njeriun Merimangë” (Spajderman), dhe me Batmanin, këtë herë kishte një maskë të prodhuar nga Najku, që u cilësua si gjysmë atentator dhe gjysmë luftëtar, ndërsa në Instagram, Obamejang e përshkruajti veten si “ekzekutuesi me maskë”.

Sfidanti.alobamejang