Don King: Që ta mundë Kliçkon, Xhoshua duhet të tejkaloi veten

Promotori i famshëm amerikan, Don King, shprehu mendimin e tij lidhur me ndeshjen e ardhshme mes Vladimir Kliçkos dhe kampionit të botës në kategorinë super të rëndë të IBF-së, Entoni Xhoshua, duke shpjeguar se çfarë duhet të bëjë boksieri britanik që ta mundë ukrainasin – të tejkalojë veten. “Që të fitojë ndaj Kliçkos, Xhoshua duhet të bëjë të pamundurën. Kjo do të jetë një betejë e fortë që do të mund të shndërrohet në një festë të madhe për tifozët dhe, në të cilën, në fund të fundit, do të ishtë mirë që të mos kishte humbës”, i tha Don Kingu “Sport Bildit”.

Sipas promotorit amerikan, Kliçko është ende më i mirë sesa shumica e boksierëve në peshën e rendë dhe se, për këtë arsye, ai nuk duhet të largohet nga boksi, pas ndeshjes me Xhoshuan. “Kliçko nuk duhet të dalë në pension pas ndeshjes me Xhoshuan, pavarësisht sesi do të përfundojë ajo. Ai është ende shumë i mirë”, tha Don Kingu.

sfidanti.al