Atalanta hap “thesin”, vendos rekord për 21-vjeçarin nga Mali

Pas largimit të anësorit nga Bregu i Fildishtë, Zheremi Boga dhe me “bomberin” danez, Rasmus Hojlund në prag largimi nga “bergamaskët” e Atalantës, këta të fundit kanë filluar të mendojnë për afrimin e radhës në sulm e mesa duket, ditën e sotme ka ardhur dhe zyrtarizimi i shumëpritur.

Bëhet fjalë për sulmuesin tepër të talentuar të Almerias, El Bilal Ture, me 21-vjeçarin nga Mali, që i kushtoi “bergamaskëve” plot 30 milionë euro, të ndara në paketën 27 milionë euro bazë plus 3 milionë bonus, duke e kthyer kështu “bomberin” në transferimin më të shtrenjtë në histoirnë e klubit. Ndërkaq, sulmuesi i talentuar vjen pas një eksperience prej vetëm 1 sezoni në Spanjë, ku arriti të shënojë plot 7 gola e të dhurojë 2 asistime, në 25 përballjet e zhviluara.

 

sfidanti.al