Sporti shqiptar arrin një tjetër sukses të madh Boksieri Ahmed Koçi u kualifikua për në finalen e Kampionatit Europian U16 duke qenë pretendent për triumfin maksimal në kontinent, në finalen e madhe të 30 korrikut.
Sportisti kuqezi fitoi me meritë gjysmëfinalen ndaj rivalit Tarik Kunovac nga Bosnjë-Hercegovina dhe siguroi të paktën medaljen e argjentit në kampionation që po zhvillohet në Ploeshti të Rumanisë. Kjo ishte fitorja e tij e tretë dhe tregon klasin e lartë dhe përgatitjen shumë të mirë që ai ka bërë për këtë Europian.
sfidanti.al