Uest Ham pas Meguajër, “djajtë” duan 40 milionë paund

Shitja e “yllit” anglez, Deklan Rajs te “topçinjtë” e Arenal, për shumën e 120 milionë eurove mbushi jo pak arkat e “çekiçëve” të Uest Ham, me këta të fundit që tanimë kanë filluar të bëjnë gati afrimet për merkaton e veres.

Ndër këta objektiva është dhe qendërmbrojtësi i Mançester Junajtid, Herri Meguajër, i cili që prej heqjes së shiritit të kapitenit nga tekniku Erik ten Hag kërkon largimin nga “Olld Traford”, mirëpo klubi po kthehet në “pengesë”. Bordi i “djajve” ka refuzuar ofertën e “çekiçëve” prej 20 milionë paundësh dhe sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, Mançester Junajtid nuk ka ndërmend ta lërë Meguajër të shkojë për më pak se 40 milionë paund.

 

sfidanti.al