Mungon vetëm firma, Kavani pranë kalimit në Argjentinë

Negociatat janë drejt fundit dhe shumë shpejt pritet vetëm nënshkrimi. Bëhet fjalë për kalimin e “bomberit” uruguajan, Edison Kavani, nga spanjollët e Valencias te “gjigandët” argjentias të Boka Xhuniors.

Finalizimi i negociatave erdhi pas një interesimi serioz nga klubi argjentinas, të cilët ditën e djeshme kanë marrë dhe përgjigjen pozitive nga vetë sulmuesi, duket arritur kështu një marrëveshje verbale për një kontratë, që pritet të skadojë në dhjetorin e vitit 2024. Ndërkaq, Kavani mësohet se ka pranuar të gjitha kushtet e kontratës dhe do të largohet nga spanjollët si lojtar i lirë.

 

sfidanti.al