Një gafë lumturon “demat”, Partizani fiton ndaj andorrasve

Pas një barazimi e një humbjeje në fazën kualifikuese të UEFA Champions League, tashmë “demat e kuq” të Partizanit janë pjesë e fazës kualifikuese të Conference Leauge, ku në përballjen e parë të fazës së dytë eleminatore kanë mundur me rezultatin e ngushtë 0 me 1, andorrasit e Atletic Escaldes në “shtëpinë” e këtyre të fundit.

Përgjegjës për golin e vetëm të “demave” ishte “bomberi” nigerian, Christian Mba. I gjithë aksioni i golit nisi nga vetë portieri i andorrasve, Saul Garcia, i cili e tepron shumë me mbajtjen e topit. Ngjitur me të ishte 23-vjeçari nigerian, i cili nuk i “fal” gabime të tilla të vendasve dhe pasi “rrëmben” topin nga këmbët e portierit e çon atë në rrjetën e boshatisur duke vulosur rezultatin 0 me 1, në minutën  e 53’-të të sfidës.

Tashmë, për të vulosur komplet kualifikimin do të shërbeja përballja e 1 gushtit, ku “demat e kuq” të do të presin në mitikun e Tiranës, “Air Albania”, andorrasit për t’i mundur edhe një herë para kalimit në raundin e tretë të Conference League.

 

sfidanti.al