Shkëlqeu me francezët e Lilë kur u shpall kampion me ta, por te PSG gjithçka ndryshoi. Bëhet fjalë për “fantazistin” portugez të mesfushës, Renato Sançez, i cili gjatë kësaj merkato vere do të nisë një “aventurë” të re.
Pasi refuzoi ofertën e parë nga italianët e Milanit u mendua se portugezi nuk dëshironte një “aventurë” të re në Serinë A, mirëpo duket se Italia do të jetë destinacioni i radhës i “luzitanit”, me “gladiatorët” e Romës, që raportohet se janë pranë arritjes së akordit personal me lojtarin dhe tashmë mbetet vetëm nisja e negociatave mes “verdhekuqve” e “gjigandëve” francezë të PSG.
sfidanti.al