Pas disa garave të dominuara nga “tulipani” i Red Bull, Maks Vershtapen ka ardhur dhe “kundërpërgjigjja” e pilotit britanik, Luis Hamilton, i cili në provat zyrtare të Hungarisë të zhvilluara ditën e sotme ka arritur të sigurojë “pole-position” për garën e nesërme.
Piloti i Mercedes “blindoi” vendin e parë, me kohën 1:16:609 (1 minutë e 16 sekonda e 609 të mijtat), kohë kjo vetëm 0.003 sekonda më e shpejtë e Vershtapen i vendit të 2-të dhe 0.085 sekonda më e shpejtë se e Lando Noris në vendin e 3-të më Meklaren. Kjo është hera e parë e Luis Hamilton që arrin një “pole-position” që nga gara e Arabisë Saudite në vitin 2021, teksa në karrierën e tij është pole numri 104. Ndërkaq, pilotët e Ferrari, Çarles Leklerk e Karlos Sainc do ta nisin garën nga vendet 6-të dhe 11-të.
sfidanti.al