Uollker pranë largimit, Bajern gati për ofertën e parë zyrtare

Gjithçka është pranë zyrtarizimit dhe së shpejti, anësori i mbrojtjes së “qytetarëve” të Mançester Siti, Kajl Uollker mund të veshë fanellën e kampionëve gjermanë të Bajern Mynih.

Mbrojtësi i “qytetarëve”, bëhet me dije se ka njoftuar teknikun Pep Guardiola për dëshirën e tij, për t’iu bashkuar “gjigandëve” të Bundesliga, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare nga “bavarezët’. Në krahun tjetër, kontrata me futbollistin tashmë është gjetur mes dy klubeve dhe e vetmja gjë çka pritet është oferta e parë zyrtare, nga kampionët e Gjermanisë.

 

sfidanti.al