Lajpcig pranon ofertën, Gvardiol pranë Mançester Siti

Aludimet ishin të shumta dhe tanimë gjithçka po fillon të konkretizohet. Qendërmbrojtësi kroat i “demave” të RB Lajpcig, Josko Gvardiol është shumë pranë kalimit te “qytetarët” e Mançester Siti për shifrën rekord të 100 milionë eurove.

Klubet tashmë kanë rënë dakord për shumën e transferimit e sa i përket kontratës personale gjithçka është bërë gati një muaj më parë, ndërsa ditën e sotme futbollisti kroat ka kaluar dhe pjesën e parë të kontrollit mjekësor. Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Gvardiol ishte padyshim protagonisti kryesor në prapavijën e Lajpcig, në plot 41 përballje të zhvilluara për “demat” në të gjitha kompeticionet, ku arriti gjithashtu të shënojë dhe 3 gola.

 

sfidanti.al