Vazhdojnë negociatat, Napoli e Osimen pranë akordit

Klubet që e kërkojnë janë të shumta, por çmimi sërish mbetet shumë i lartë. Bëhet fjalë për kartonin e “bomberit”, nigerian, Viktor Osimen, fati i të cilit nuk është përcaktuar ende për këtë merkato vere.

Osimen dhe Napoli dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin e për këtë aryse, Presidenti De Laurentis është më i gatshëm se kurrë të “blindojë” yllin e skuadrës së tij, teksa ka vendosur t’i rinovojë kontratën. Në marrëveshjen e re, kontrata e nigerianit pritet të skadojë në qershorin e vitit 2027, duke e shtuar aktualen me 2 vite të tjera. Përsa i përket pagës, Osimen pritet të përfitojë rreth 6.5 milionë euro në sezon pa llogaritur këtu bonuset, shifër kjo e konsiderueshme për Serinë A.

 

sfidanti.al