Plot 22 vite pa finale, “San Siro” do Champions

Që prej vitit 2001, ku asokohe në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, përballeshin Valncia dhe “bavarezët” e Bayern Mynih, në “mitikun” e Milan, “San Siro” nuk është zhvilluar asnjë finale tjetër e këtij kompeticioni të rëndësishëm dhe në vitet në vijim kjo gjë mund të ndryshojë.

Stadiumi ikonik i Milanos ka paraqitur interesin në UEFA për të pritur finalen e sezonit 2026 ose 2027, një kandidaturë e cila më pas do të duhet të paraqitet zyrtarisht deri më 21 shkurt 2024. Për këto finale interes nuk pati vetëm nga italianët, por gjithashtu dhe Hungaria kërkon që në Budapest të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve, pas një finaleje të mrekullueshme që zhvilloi këtë sezon në UEFA Europa League, mes Romës e Sevijës.

 

sfidanti.al