Nga Italia në Turqi, “bomberi” polak pranë Beshiktash

I njohur si “bum bum” Piatek nga tifozët e Milanit, sulmuesi polak, Krizhtof Piatek nuk zhvilloi performancat e tij më të mira në kohën kur ishte te “kuqezinjtë” dhe që nga ai moment karriera e tij ka nisur të marrë të tatëpjetën.

Mirëpo, pas “aventurave” jo aq të kënaqshme te Hertha Berlin, Fiorentina e Salernitana, tashmë, 28-vjeçari polak ka arritur një marrëveshje me “gjigandët” turq të Beshiktash dhe pritet që ditën e nesërme të jetë në Stamboll aty ku do të kryejë vizitat mjekësore.

Arritja e marrëveshjes me Beshkitash “shuan” kështu çdo shpresë të tifozëve italianë, që donin të shihnin dhe një herë “bomberin” polak te skuadra e Xhenoas, aty ku u ble nga Milan e më pas nuk arriti do të “shkëlqente” në arenën evropiane.

 

sfidanti.al