Pas mbylljes së marrëveshjes për transferimin përfundimtar të sulmuesit argjentinas të PSG, Mauro Icardi, te kampionët turq, të Galatasaray, këta të fundit kanë filluar punën për transferimin e një tjetër lojtari me përvojë në futbollin evropian e sidomos në Premier League.
“Gjigandët” turq janë vënë pas qendërmbrojtësit kolumbian të Tottenham, Davinson Sanchez, i cili pas 5 vitesh në Londër është gati për një “aventurë” të re. Vetë qendërmbrojtësi e dëshiron një largim nga Tottenham dhe fanella e “verdhekuqve” të Stambollit është një mundësi shumë e e mirë për të shkëlqyer sërish me performancat e tij në futbollin evropian.
sfidanti.al