E pabesueshme, por e vërtetë. Lojtari më i vjetër i futbollit në në botë, Kazuyoshi Miura do të vazhdojë të luajë edhe për një vit tjetër, të paktën kështu ka njoftuar klubi nga Kategoria e Dytë e Portugalisë, Oliveirense.
Këta të fundit kanë njoftuar zyrtarisht zgjatjen e marrëveshjes me 56-vjeçarin japonez deri në verën e vitit 2024. Mesfushori japonez iu bashkua Oliveirense në shkur dhe në rast se ai do të vazhdojë seriozisht të luajë në sezonin e ardhshëm, atëherë edicioni 2023/2024 do të jetë i 38-ti në karrierën e tij.
sfidanti.al