Tirana gati, 23 “bardheblutë” kërkojnë fitore ndaj Batumit

Sot e nis Partizani e të enjten, Tirana, Vllaznia e Egnatia. Klubet shqiptare kanë hyrë zyrtarisht në “javën evropiane” dhe tanimë gjithçka ka mbetur për t’u bërë është të luhen 90 minutat e para të sfidave kualifikuese për të mësuar më shumë për ecurinë e klubeve tona.

Tani do të flasim për “bardheblutë” e Tiranës, të cilët ditën e enjte do të nisin turin e parë të raundit kualifikues të Konferecë Ligës, ku në arenën “Air Albania” do të presë gjeorgjianët e Dinamo Batuimit, në një përballje, ku djemtë e Shehit do të përpiqen të korrin vetëm sukses.

Në prag të këtij takimin, tekniku i “bardhebluve”, Orges Shehi ka publikuar dhe listën e dorëzuar në UEFA me lojtarët me grumbulluar për dy sfidat ndaj nënkampionëve gjeorgjianë, ku nuk kanë munguar as vendimet surprizuese.

Në listën me 23 futbollistë janë futur të gjithë lojtarët nën kontratë, përfshirë afrimet e verës dhe lojtarët e promovuar nga skuadra e të rinjve Ndërkaq, ka dhe mungesa siç është ajo e ish-mbrojtësit të “verilindorëve” të Kukësit, Erhun Obanor.

sfidanti.al