E pabesueshme, por e vertë. Bordi i “djajve të kuq” të Mançester Junajtid ka nxjerrë në shitje kartonin e qendërmbrojtësit të tyre, Herri Meguajër, i cili gjatë “aventurës” së tij në “Olld Traford” është kthyer jo pak herë në “armik” të tifozëve.
Mirëpo, lajmi nuk qëndron te fakti që “djajtë” duan të “heqin qafe” qendërmbrojtësin anglez, por te çmimi i këtij të fundi. Junajtid blenë kartonin e Meguajër nga “dhelprat” e Leiçester për 87 milionë euro në gushtin e 2019-ës dhe tani kërkon jo më pak se 60 milionë për kartonin e anglezit, shifër kjo totalisht e “çemndur” për një lojtar, që ka zhgënjyer jo pak herë të tijët në fushën e blertë.
sfidanti.al