Qendërmbrojtësi i “legjionarëve” të Kombëtares sonë, pjesë e grupit që arriti kualifikimin historik për në Kampionatin Evropian, Francë 2016, Arlind Ajeti ka nisur ditën e sotme “aventurën” më të re në karrierën e tij.
Në moshën 29-vjeçare, Ajeti ka vendosur të vazhdojë lojën e bukur të futbollit, te skuadra e Kluzh në elitën e futbollit rumun, ku aty do t’i bashkohet “fantazistit” të “dardanëve” të Kosovës, Ermal Krasniqi. Te Kluzh, Ajeti erdhi pas një 1 viti eksperiencë te skuadra e Pordenone, ekip, i cili militon në Serie C, ndërsa më herët ka luajtur me ekipe si Torino, Frosinone, Krotone, Velje, Bazel e Grasshoper.
sfidanti.al