Pas nënshkrimit me “fantazistin” gjerman të sulmit, Kai Havetz, tashmë “topçinjtë” e Arsenal janë në pritje të zyrtarimit të dy blerjeve të reja, Deklan Rajs nga “çekiçët” e Uest Ham dhe Jurien Timber nga holandezët e Ajaks.
Klubi londinez është duke punuar me “kohë të plotë”, për të plotësuar të gjitha dokumentacionet e nevojshme, në mënyrë që tekniku Mikel Arteta, t’i ketë blerjet e reja në dispozicion për turin në Shtetet e Bashkuar, që do të zhvillojë në muajin korrik.
Ndërkaq, kujtojmë se, “topçinjtë” siguruan shërbimet e Rajs pasi derdhën në arkat e “çekiçëve” plot 105 milionë paund, duket e kthyer kështu anglezin në më të shtrenjtin e historisë së Premier Ligës, ndërsa për shërbimet e qendërmbrojtësit holandez, Arsenal pagoi skuadrën e Ajaks 38 milionë paund.
sfidanti.al