Teka janë shumë pranë shitjes së kartonit të “gardianit” kameurnas të portës, Andre Onana për 55 milionë euro te “djajtë” e Mançester Junajtid, “zikaltërit” e Inter tashmë janë hedhur në “sulm” për gjetjen e një portieri tjetër, që mund të mbrojë denjësisht portën e italianëve.
Ndër opsionet e konsideruar nga bordi “zikaltër” është dhe portieri tepër i talentuar ukrainas, i cili luan për skuadrën e Shakhtjar Donjetsk, Anatoli Trubin, i cili pavarësisht se është vetëm 21-vjeç ka arritur të “mahnisë” drejtuesit e Inter.
Mirëpo, problem pritet të jetë çmimi i tij, me ukrainasit që kërkojnë të fitojnë të paktën 35 milionë euro nga shitja e Trubin dhe Inter nuk e ka ndërmend të paguajë një shifër të tillë. Për këtë aryse, “zikaltërit” kanë hedhur sytë nga një tjetër “gardian”, 23-vjeçari italian, Marko Karneseki nga Atalanta.
sfidanti.al