Luis Enrike “trazon” ujërat, Nejmar do të qëndrojë në Paris

I padëshiruar në klubin ku performon, gjoba nga shteti për ndërtime pa leje dhe sherre në klubet e natës së brazilit. Kjo është aktualisht gjendja e “fantazistit’ të PSG, Nejmar, i cili nga “idhulli” i tifozëve “parisienë” është kthyer në një të urryer dhe tashmë pret vetëm largimin nga Franca.

Mirëpo, pavarësisht një oferte të majme të ardhur nga MLS, por dhe dëshirës së madhe për t’u larguar, tekniku Luis Enrike dëshiron ta mbajë brazilianin në Paris, teksa është i bindur se mund të ndryshojë sjelljen e lojtarit e ta kthejë brazilianin sërish në protagonistin që ishte dikur në arenën franceze.

sfidanti.al