Më “zbuloi” trajneri Silvinjo rrëfen në një intervistë sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku. Po të tregonte sekrete edhe sulmuesi ynë më me peshë, Armando Broja, do t’i binte kambanës se edhe atë e ka “zbuluar” Silvinjo, sepse Edi Reja e kishte dhe s’e kishte. Madje “patronazhistët” e Kombëtares kallzojnë se Broja dhe trajneri Silvinjo kanë patur një bisedë kokë më kokë dhe për 5 minuta i kanë hapur zemrën njëri – tjetrit sikur bëjnë dy te dashur….
Thonë, dhe që të flasësh është biznesi më fitimprurës në futbollin tonë, se Silvinjo i ka thënë Armando Brojës se ajo që ndodhi në Angli me Kombëtaren , kur e flakën në shkallët e tribunës, do të mbetet si një blasfemi kuqezi! Edhe pse të gjithë premtojnë se do ta harrojmë “mëkatin londinez”, nuk besohet të dalë një magjistar që t”i shkulë Brojës nga kujtesa faktin se si u la jashtë formacionit, jashtë stolit, por..brenda në shkallët e stadiumit.
Ky fakt bëhet më spektakolar kur kujton faktin tjetër kulmor, se kur po fillonte ndeshja Angli-Shqipëri, presidenti ynë ishte i gatshem të “futej” në formacion, iu ngjesh kaq pranë ekipeve në tunel , sa dukej sikur do te luante…
Sfidanti.al