Napoli hidhet në merkato, partneri i Rrahmanit vjen nga Spanja

Largimi i koreanit të mbrojtjes nga radhët e Napolit, drejt “bavarezëve” të Bajern Mynih ka lënë një “boshllëk” të konsiderueshëm në prapavijën e kampionëve të Serie A.

Për këtë arsye, bordi i Napoli ka dalë për “pazar” në ligat e tjera të Evropës dhe duket që ka gjetur dhe partnerit e Rrahmanit, për sezonin e ardhshëm, teksa bëhet fjalë për qendërmbrojtësin franko-spanjoll të Real Sociedad, Robin Le Normand.

Të gatshëm për të paguar 40 milionë euro e klauzolës, Presidenti i Napolit, De Laurentis e pëlqen shumë stilin e lojës së 26-vjeçarit dhe ky i fundit dëshiron një “aventurë” jashtë Spanjës, por të ketë sërish mundësi të luajë në Ligën e Kampionëve, edicionin e ardhshëm.

sfidanti.al