Interi i thotë Çelsit se do të paguajë 30 milionë euro për Lukakun

Sulmuesi belg e ka shprehur dëshirën se kërkon të mbetet zikaltër. Klubi milanez, ndërkaq, po përpiqet që të bëjë gjithçka për ta marrë, dhe ja ku vjen oferta e parë për Romelu Lukakun. Interi i thotë Çelsit se do është gati të paguajë 30 milionë euro për kartonin e gjigandit, të cilin e duan edhe në Arabinë Saudite, por gjithashtu e pëlqen edhe Milani. Në një derbi të vërtetë pritet të shihet se çfarë do të bëjë Çelsi, i cili e vlerëson Lukakun në 50 milionë euro.

Sfidanti.al