Mesfushori kroat më në fund e realizon dëshirën e tij, dhe zikaltërit po ashtu arritën një objektiv, ndonëse deshën më shumë sesa kaq. Interi mori 18 milionë euro për kartonin e Brozoviçit që kaloi tek Al Nasri, ndërsa tani po bëhen plane se çfarë hapash duhen ndërmarrë. Dihet që oferta për Lukakun është 30 milionë euro, ndërsa nga Danimarka do të vijë mbrojtësi gjerman Jan Bisek, pjesë e kombëtares U21. Për të, tek Arhusi do të paguhen 7 milionë euro. Kjo është blerja e dytë e verës pas sulmuesit Turam, ndërsa interesant është argjentinasi i ri, Karboni, i cili mund të jepet huazim.
Sfidanti.al