Verstapen vendos rekordin me 4 suksese në një Çmim të Madh

Në Austri arriti diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në histori. Këtë e bëri kampioni i botës, Maks Verstapen, që po shkon drejt titullit të tretë (radhazi) në karrierë në Formula 1. Në këtë Çmim të Madh, holandezi fitoi vendin e parë në prova (pole position), fitoi sprintin para garës, fitoi vetë garën si dhe mori xhiron më të shpejtë. Duket se 24-vjeçari dhe makina e tij Red Bull është një kategori që nuk ka lidhje me të tjerët, të paktën sot për sot.

Sfidanti.al