Përflitej prej kohësh se kishte ndodhur diçka e tillë, dhe tani çështja “ka shpërthyer”. Mediat franceze dhe ato europiane njoftojnë se Kristof Galtie, ish-trajneri i Paris SG, është thirrur në polici lidhur me akuzat për sjellje raciste të tij. Këto akuza i përkasin periudhës kur Galtie drejtoi Nisën, dhe për trajnerin thuhet se ka bërë diskriminim. Tekniku 56-vjeçar dhe djali i tij ndodhen tashmë në rajonin e policisë, ku u morën në pyetje. Të shohim nëse do të arrestohen apo do të lëshohen pas 24 orësh për të vazhduar të hetohen të lirë.
Sfidanti.al