Ky është afati kur ekipi do të grumbullohet dhe do të nisë fazën përgatitore. Zhoao Feliksi nuk e ka pasur aspak me qejf që të kthehet tek Atletiko e Madridit, ndërsa nuk arriti të përmbushte shpresat e trajnerit Simeone dhe të klubit që shpenzoi shumë për të. Gjithsesi, sulmuesi i Portugalisë, nuk pëlqehet që të qendrojë tek Çelsi dhe huazimi nuk do të zgjatet. Po ashtu, deri tani nuk ka gjetur ekip tjetër, ndërsa agjenti i tij Zhorge Mendes po “troket” tek Njukasëlli. Me gjasë, sulmuesi do të duhet të kënaqet me një ekip të mesëm në Premier për të mos u kthyer në Spanjë.
Sfidanti.al