Pas golit spektakolar me kombëtaren e Shqipërisë, Kristjan Asllani po shijon pushimet. Por nga Italia mesfushori kuqezi merr të tjera lajme të mira. Gjatë grumbullimit në Tiranë, 21 vjeçari nënvizoi disa herë se nuk do të largohej nga Inter, ndërsa konfirmimi për këtë vjen nga “La Gazeta Delo Sport”. E përditëshmja më e madhe sportive italiane tregon se Asllani jo vetëm do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës zikaltër, por duke nisur nga sezoni i ardhshëm do t’i jepen hapësirat e munguara gjatë edicionit të kaluar.
Largimi i Brozoviç bënë që futbollisti shqiptar të ngjitë shkallët në hierarkinë e repartit të mesfushës interiste. Në sezonin e fundit, Kristjan Asllani kishte shumë pak minuta në këmbët e tij, duke luajtuar vetëm 579 minuta në Serie A, duke u aktivizuar thuajse gjithmonë nga pankina. Por gjërat pritet të ndryshojnë shumë shpejt dhe duke qëndruar në atë që raporton “La Gazeta Delo Sport” trajneri Simone Inzagi pritet të besojë më shumë te mesfushori i kombëtares së Shqipërisë.
Sfidanti.al