Dihet mirë se çfarë ndodhi në kombëtaren e “djajve të kuq” përpara ndeshjes së fundit të Europianit ndaj Estonisë në Talin. Portieri Tibo Kurtua protestoi për mungesën e shiritit të kapitenit, ndërsa trajneri ia dha atë Romelu Lukakut, ndërsa nuk ishte Kevin de Brujne i dëmtuar. Kurtua nuk u paraqit në grumbullim, trajneri e përjashtoi nga ndeshja, ndërsa një ditë më parë, motra e portierit u shfaq në një festë duke mbajtur një shirit kapiteni në krah. Kjo, padyshim në krah të vëllait.
Sfidanti.al