I fundmi i këtij grupi ishte Xhud Belingham. Yllit të Anglisë iu vendos një klauzolë transferimi prej 1 miliardë eurosh në kontratën e nënshkruar me Realin, veçse klubi brazilian ka edhe mjaft lojtarë të tjerë të tillë. Madje, kësaj shoqërie ekskluzive iu shtua edhe Eduardo Kamavinga. Mesfushori 20-vjeçar rinovoi kontratën në “Santiago Bernabeu” me presidentin Florentino Perez deri në 2028, dhe atij gjithashtu iu vendos e njëjta klauzolë, plot 1 miliardë euro. Natyrisht, Kamavinga është një lojtar special, me talent dhe potencial tepër të madh, e jo më kot madrilenët e morën që kur ishte 18-vjeç duke paguar 31 milionë euro për kartonin e tij, shifër e cila mund të vazhdojë të rritet.
Gjithsesi, klauzola 1-miliardëshe është diçka endemike e Spanjës dhe sidomos e Realit. Klubi më fitues i futbollit në botë ka mënyrën e tij të veçantë për të shfaqur gjithë madhështinë e tij, dhe tërheqjen fatale që ka ndaj yjeve. Klauzolë 1 miliardë euro në “Bernabeu” kanë edhe Vinisius, Valverde, Rodrigo, Çuameni e pikërisht Belingham. Deri edhe Tibo Kurtua, që si portier nuk mund ta ketë shumë lart vlerën e kartonit, ka klauzolë 700 milionë euro. Përtej këtyre vlerësimeve, kryesore për Realin e Karlo Ançelotit është të kthehet tek trofetë e mëdhenj sezonin e ardhshëm.
Sfidanti.al