Kombëtarja : 6000 mijë euro për 6 pikë apo dyfishi?

Më në fund e kemi hapur kasafortën kuqezi, presidenti ka futur dorën në “xhepin e vet”. Dilema është për mirë: 6000 euro apo dyfishi! Haleluja mund të quhet: Kombëtarja do të shpërblehet për dy fitoret radhazi me Moldavinë dhe me Ishujt Faroe dhe ishalla këto para nuk kanë dalë nga Qeveria si në rastin e rrogës së Silvinjos. Flitet për shumën 6 mijë euro, që do të thotë me gjuhën ekonomike, 1000 euro për pikë! Hallall…kishim 1 vit e gjysmë që nuk fitonim pike dhe ..para!

Ca thonë bravo që më në fund e futi dorën në xhep “prindi”, të tjerë pyesin me shejtanllëk: a vlen të hapet kasaforta kuqezi kur mundim Moldavinë dhe Faroet? Pse nuk presim shtatorin, pasi deri tani ka qënë vetëm “nxemja”, kur do të luajmë me Çekinë dhe me Poloninë. Ky do të ishte rasti fatlum për t’i dhënë kuptim edhe premios , sepse nuk fillon “dasma” kaq herët dhe të dehemi e të kërcejmë me eufori këngën “guri që bën xixa” pas fitores me Ishujt Faroe…

Sfidanti.al