Shpreson të ketë kontratën e re tek Çelsi, dhe të bindë trajnerin Poçetino se është ai njeriu i duhur për portën. Kepa Arrizabalaga, shkurt Kepa, përfitoi nga pushimet e verës për të realizuar diçka të rëndësishme për jetën e tij. Portieri spanjoll vuri kurorën me të dashurën e tij, Andrea Martinez, me dasmën që u zhvillua në Marbejë, pikërisht në Spanjë. Dasmorë apo “kumbarë” ishin Haverc dhe Kovaçiç, që shpejt do të jenë ish-shokë të tij të Çelsit sepse do të largohen.
Sfidanti.al