Rrëzimi i sezonit të shkuar nuk mund të quhet fatkeqësi për një klub që ka provuar edhe më keq, dhe që di më mirë se kushdo tjetër në Itali sesi fitohet. Juventusi është për momentin një “kantier ndërtimi” dhe priten ndryshime të shumta për të krijuar një ekip të denjë për titull. Kërkohn Pau Torres ose Hermoso, Milinkoviç-Saviç, Ekitike apo Zaniolo. Trajneri Alegri për momentin duket i sigurt në stol, dhe skema e tij mund të jetë 3-5-2. Nëse do të vijnë përforcimet, të paktën nga një i rëndësishëm për çdo repart, dhe nëse Pogba do të jetë vetvetja, atëherë Juvja mund të jetë vërtet e fortë.
Formacioni i mundshëm (3-5-2): Shezni, Gati, Bremer (Pau Torres, Hermoso), Danilo, Ueah, Rabio (Milinkoviç-Saviç), Lokateli, Pogba, Kostiç, Milik (Vlahoviç, Ekitike), Zaniolo (Kieza).
Sfidanti.al