Luis Enrike në mesjavë pritet të jetë trajner i Paris SG

Tekniku asturian, që drejtoi Barcelonën dhe Spanjën, nuk do të zgjedhë Brazilin, por do të vazhdojë me ekipet e klubeve. Luis Enrike është i përzgjedhuri i Paris SG, dhe pritet që në mesjavë të nënshkruajë kontratën. Gjithçka është vonuar jo se palët nuk janë marrë vesh, por sepse PSG duhet të gjejë marrëveshjen me trajnerin e sezonit të kaluar, Kristof Galtie. Kontrata e Luis Enrikes duhet të jetë 2-vjeçare me të drejtë për ta rinovuar edhe për një vit tjetër.

Sfidanti.al