Nuk është një shifër tepër e madhe kur sheh sesa shumë futbollistë duhet të dalin nga dera e “Old Trafordit”. Gjithsesi, këto janë lajmet e mediave angleze për planet e Mançester Junajtidit. Klubi synon që 13 lojtarë të ikin, në mënyrë që trajneri Ten Hag të ketë para për të marrë yjet që do, në radhë të parë Harri Kejnin (ose Osimhenin apo Hojlundin) dhe portierin Onana. Këta ndahen në disa kategori, si Van de Bek, Fred dhe Henderson që janë të parët që duhet të largohen, priten oferta për Megajerin apo Mektominajn, ndërsa për Sançon dhe Marsialin do të bënin punë vetëm oferta të mëdha. Së fundmi, De Gea apo Xhons. Buxheti i djajve të kuq për verën është vetëm 120 milionë paundë, ndaj edhe duhen nja 100 milionë të tjera për të marrë yjet që kërkohen.
Sfidanti.al