Ç’ndodh në Gjermani? Bajerni po krahasohet me një “kosh plehrash”

Mediat bavareze nuk janë aspak të kënaqura, ndonëse lëvizjet në tregun e futbollit sapo kanë filluar. Sidoqoftë, ka ankesa të mëdha sepse duket që Bajerni po ngec “në batak” në çdo lëvizje për të marrë një yll të madh. Pasi verën e kaluar u largua Levandovski dhe nuk erdhi Halandi, këtë herë vuajtja është e madhe për të marrë yje të nivelit më të lartë botëror. Në sulm, vështirë se vjen Harri Kejni, në mesfushë e zorshme duket që të transferohet Deklan Rajsi, deri edhe mbrojtësi Kim Min-jae duket se mund të shkojë tek Mançester Siti. Për këtë, Bajerni po krahasohet me një “kosh mbeturinash”, pasi yjet nuk vijnë më në Mynih.

Sfidanti.al