Trajneri i londinezëve e di se ende nuk ka ka “njeriun e tij”. Arsenali ka nevojë për një yll të mesfushës si Deklan Rajs, dhe trajneri Mikel Arteta është i vendosur të luftojë fort deri në fund. Edhe pse kapitenin e Uest Hemit e kërkon edhe Mançester Siti, që mund ta bëjë më shumë për vete, sërish Arteta ka “armët” e veta. Ai i ka premtuar anglezit se do të jetë në qendër të projektit për të sjellë titullin në “Emirejts”. Granit Xhaka po shkon tek Leverkuseni, dhe Tomas Partej tek Juventusi, pra rruga është e hapur për Rajsin. Trajneri spanjoll thuhet se kërkon një “makinë më të shpejtë”, dhe një “pilot” po ashtu “më të shpejtë”. Ndoshta, kjo mund ta bindë mesfushorin të zgjedhë Arsenalin.
Sfidanti.al