Po flasim për një futbollist që këtë vit mbush rrumbullak 20 vjeç, pra që është i ri, por edhe me përvojë të mjaftueshme për të provuar diçka më të madhe. Stiven Shpendi, sulmuesi shqiptar që luan për Çezenën në Serinë C italiane, është një nga emrat në listën e Juventusit për të ardhmen e afërt. Bashkë me Zaniolon, Kazadein, apo me ata që ka vetë (Faxholi, Mirante etj.), do të krijohej një “bërthamë” e re dhe italiane tek “Zonja e Vjetër”, sepse Stiveni ka lindur pikërisht në Itali, edhe pse luan për Shqipërinë U21. Analiza në mediat në Apenine është që Shpendi di të luajë edhe qendërsulmues, edhe sulmues i dytë, edhe lojtar sulmues krahu, dhe më shumë pëlqen ta marrë topin jashtë zone. Cilësohet futbollist i kompletuar.
Sfidanti.al