Uimbëlldoni ndryshon traditat për ngjyrën e … mbathjeve të grave!

Një turne kaq i vjetër, ndër më të vjetrit e sportit në botë. i tillë Grand Slemi i Uimbëlldonit, që daton 150 vjet aktivitet dhe që ka pasur rregullat më strikte nga të gjithë. Një nga normat është që tenistët duhet të veshin uniformë të bardhë në fushën e blertë në “Oll Inglënd Klab” (All England Club), ndonëse një eksentrik si Nik Qiriosi e shkeli vjet duke veshur fanelë dhe këpucë të kuqe. Këtë vit, Uimbëlldoni do të bëjë një ndryshim që do të hyjë në histori, pasi femrave do t’u lejohet të ndryshojnë ngjyrën e … mbathjeve. Kjo, për të mos u ndjerë keq nëse u qëllon të jenë me periodat e tyre gjatë kohës së turneut.

Sfidanti.al