Futbollisti ka deklaruar dëshirën për të luajtur edhe një vit në Paris, por duke mos aktivizuar klauzolën për rinovimin e kontratës deri në 2025. Paris SG, nga ana tjetër, nuk dëshiron të vihet nën ultimatume dhe ka vendosur që të përfitojë nga kartoni i tij, për të cilin pagoi ndoshta 170 milione euro tek Monako. Për këtë arsye, PSG e ka bërë të qartë sipas mediave: Mbape duhet të rinovojë, ose do të largohet këtë verë, dhe për kartonin e tij mund të kërkohen 200 milionë euro.
Sfidanti.al