Babai i Nejmarit arrestohet në Brazil, pritet gjoba 1 milionë euro

Në Rio de Zhaneiro, autoritetet qenkan vënë në lëvizje. Akuza është për ndërtim pa leje, për transportim të materialeve të ndaluara me ligj dhe për një liqen artificial në “sarajet” e të birit, liqen që nuk ishte i autorizuar. Viktimë e policisë së mjedisit dhe e Departamentit Vendor të Mjedisit ka rënë Nejmar Senjor, babai i yllit të Paris SG. Sipas mediave, ai është arrestuar dhe pritet që të ketë një gjobë prej 1 milionë eurosh, e me gjasë këto ndërtime e krijime të paligjshme do të shkatërrohen.

Sfidanti.al