Në Angli po hetojnë lidhjet e Çelsit me Arabinë Saudite

Flitet për një plan të madh që do të ndihmojë Blutë e Londrës të transferojnë lojtarë në dalje dhe të fitojnë dhjetëra e dhjetëra miliona paundë stërlina, dhe për klubet e Arabisë Saudite që do të marrin disa lojtarë mjaft të mirë. Lajmet janë që në Pro Ligë mund të shkojnë 6 yje të Bluve të Londrës, i pari Ngolo Kante. Problemi, sipas akuzave në Britaninë e Madhe është se Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite ka shumicën e aksioneve tek Njukasëlli, zotëron 4 klube në vendin e tij dhe ka aksione në kompaninë “Klirlejk Kapitël” (Clearlake Capital), që zotëron 60 për qind të aksioneve të Çelsit. Këtë kompani e udhëheq bashkëpronari i Çelsit, Tod Boehli.

Sfidanti.al