Kombëtarja “dehet” me eufori : këngë e valle pasi mundi Faroet

Stafi i Kombëtares dhe futbollistët paskan festuar me këngë dhe me valle pas fitores me Ishujt Faroe. Kënga himn e zgjedhur per te festuar ka qënë “ te guri që bën xixa”. 6 pikë me Moldavinë dhe me Faroet, dhe , si zakonisht, nuk mund të vononte “dasma” kuqezi e mbushur me eufori. Edhe pse e dimë fare mirë se ndeshjet e vërteta, nga ato që bëjnë “xixa” si tek kënga, ndizen në shtator, le të festojmë momentin…

Dhe çfarë momenti! Pas ndeshjes së parë me Poloninë ishim të fundit në grup, pas ndeshjes së tretë me Faroet jemi të dytët. Na e do lekura që të këndojmë dhe kërcejmë sikur jemi të parët, sikur e dimë se çfarë do të ndodhë në shtator me Çekinë.

Sepse pritet që grupi ynë të ketë shumë “rofeshata” gjatë rrugëtimit. Dhe shenjat e “horoskopit” janë : Polonia ishte me 2 gola sipër Moldavisë dhe mundet me 3 gola nga moldavët! Nga cilët moldavë? Ata që luajtën 3 ditë më parë ndaj Shqipërisë, nuk e gjetën dot portën tonë, me Poloninë e tërbuan me 3 gola, duke përmbysur edhe ndeshjen…

Sfidanti.al