Dy klubet angleze kanë “sulmuar” Milanin për një futbollist i cili parimisht cilësohet i patransferueshëm, i paprekshëm. Flasim për Sandro Tonalin, për të cilin kuqezinjtë investuan fort kur e morën nga Bresha, dhe i cili cilësohet si një nga liderët e rinj të ekipit, dhe një nga yjet e mëdhenj bashkë me Rafael Leaon. Gjithsesi, nuk dihet se çfarë do të ndodhë tani që Njukasëlli po këmbëngul fort për Tonalin, duke ofruar 60 milionë euro, shifër që edhe mund të rritet. Në garë është gjithashtu edhe Çelsi.
Sfidanti.al