Nuk është aspak kohë e mirë për Kosovën

Ka kaq shumë kohë që nuk po e arrin dot një fitore. Po ashtu, është në “rënie të lirë” në eliminatoret e Kampionatit Europian me 3 barazime dhe 1 humbje, si dhe me asnjë fitore. Kjo është paraqitja e Kosovës së drejtuar nga trajneri francez, Alen Zhires, një yll si futbollist, por që pritet të tregojë diçka në stol. Edhe më i rëndë fakti se humbja në Euro 2024 u pësua në fushë asnjanëse ndaj Bjellorusisë së tronditur nga sanksionet e problemet, dhe në stadiumin e boshatisur “Susa Ferenc” në Budapest. Shpresohet që Kosova të arrijë të reagojë, ndërsa deri tani vetëm po gabon, edhe pse barazimi në Izrael ishte i mirë.

Sfidanti.al