Kai Haverc arrin akordin me Arsenalin për t’u bërë një “topçi”!

Nuk është se ka shkëlqyer për golat e shënuar dhe shumëkush habitet se përse trajnerit Mikel Arteta “i ka rënë në kokë” me të. Kai Haverc është një sulmues tepër elegant dhe i talentuar, një yll që shkëlqeu tek Leverkuseni dhe për të cilin interesohej (dhe ende interesohet) Bajerni, por që është tepër i brishtë përpara portës. Gjithsesi, ky gjerman do të shkojë tek Arsenali, pasi arriti akordin personal me klubin londinez. Gjithsesi, Çelsi kërkon 70 milionë paundë stërlina për kartonin e lojtarit që ka kontratë deri në 2025. Haverc u bë hero kur shënoi golin e vetëm në finalen e Championsit në 2021 ndaj Mançester Sitit, dhe Blutë e Londrës u bënë kampionë të Europës.

Sfidanti.al